Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Vandalizohet xhamia turke në Kassel të Gjermanisë

Vandalizohet xhamia turke në Kassel të Gjermanisë

Simpatizantët e PKK vandalizuan xhaminë dhe qendrën kulturore turke në Kassel të Gjermanisë të shtunën.

Mbështetësit e grupit terrorist shkruanin fjalë fyese dhe kërcënuese në muret e Qendrës së Kulturës Muhsin Yazıcıoğlu dhe Xhamisë Yunus Emre.

Sipas forcës policore të Kasselit, shqyrtimi i vendit është duke vazhduar dhe hetimet kanë filluar.

“Ne dënojmë këtë sulm të neveritshëm ndaj xhamisë dhe qendrës sonë kulturore. Ne kërkojmë nga autoritetet gjermane të gjejnë palët përgjegjëse sa më shpejt të jetë e mundur. Veprime të tilla të mallkuara nuk do të dëmtojnë kurrë unitetin tonë si një komb në diasporë,” thanë nga organizata rinore Partia e Bashkimit të Madh të Turqisë (BBP), e cila zotëron të dy vendet, në deklaratën e saj në lidhje me rastin. /Mesazhi.com

Exit mobile version