Van Gaal largohet nga Kombëtarja e Holandës

Louis van Gaal ka konfirmuar se do të largohet nga posti i trajnerit të Kombëtares së Holandës pas humbjes së tyre dramatike në çerekfinale të Kupës së Botës ndaj Argjentinës.

71-vjeçari kishte insistuar tashmë përpara finales se ky turne do të ishte i fundit në krye të portokallinjve, të cilin ai e menaxhoi në tre periudha të ndryshme.

Dhe ai e mbështeti këtë ndjenjë pas thrillerit të së premtes në stadiumin Lusail Iconic, duke i dhënë fund qëndrimit të tij të tretë në këtë kombëtare.

“Së pari dhe më kryesorja nuk do të vazhdoj”, tha Van Gaal. “E bëra vetëm për këtë periudhë kohore. Kjo ishte ndeshja ime e fundit në mandatin tim të tretë si trajner.”, shtoi ai.

Holanda bëri rikthim të jashtëzakonshëm në rezultat ndaj Argjentinës duke u rikthyer nga 2-0 në 2-2, por pastaj u mposht pas ekzekutimit të penalltive.