Van Dijk do ta rinovojë kontratën me Liverpoolin

Mbrojtësi Virgil van Dijk nuk e ka ndërmend të largohet nga skuadra e Liverpoolit.

Në fakt, holandezi ka paralajmëruar se së shpejti do ta rinovoj kontratën me ekipin anglez, pjesë e të cilit është prej vitit 2018.

Kontrata aktuale i skadon Van Dijkut në fund të sezonit aktual, ndërsa 33-vjeçari ka bërë të ditur se dëshiron të mbetet tek Liverpooli të paktën edhe për dy vjet tjera.

Mësohet se krerët e Liverpoolit kanë përgatitur ofertën për rinovimin e kontratës me Van Dijkut dhe bisedimet mes palëve pritet të fillojnë brenda këtij muaji.

Me rinovimin e kontratës, Van Dijk do të jetë kapiten i Liverpoolit deri në verën e vitit 2027.

Ai me fanellën e Liverpoolit ka fituar një titull kampioni të Anglisë dhe Ligën e Kampionëve krahas trofeve tjerë, ndërsa këtë sezon Van Dijk ka regjistruar tri paraqitje në Premier League.