Donny van de Beek dhe Dean Henderson ishin gjërat pozitive nga ndeshja e Manchester United kundër Aston Villas.
United pësuan një humbje minimale në ndeshjen parasezonale kundër Aston Villa, por trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka parë disa gjëra të mira.
Dy afrimet e kësaj vere, Donny van de Beek dhe Dean Henderson ishin ata që kënaqën trajnerin Solskjaer.
“Donny ishte ndoshta plusi më i madh në këtë ndeshje. Ai gjente hapësirat dhe krijonte kohë për veten me lëvizjet e tij. Isha shumë i lumtur me paraqitjen e tij”, ka thënë Solskjaer për ‘MUTV’, transmeton lajmi.net.
“Mendoj se edhe Deano (Dean Henderson) tregoi autoritet atje prapa dhe luajti mirë”, shtoi Ole.
Manchester United po synon të finalizojë edhe një marrëveshje në merkato, me synimin te ndonjë lojtar anësor.