Valon Behrami mbeti pak i lënduar gjatë përballjes kundër Brazilit, megjithatë ka qenë vetë doktori i skuadrës Cuno Wetzel, i cili, ka dhënë lajmin e mirë për tifozët zviceranë.
“Ne ishim në spital. Valoni mori një forcim muskular, por jo një lëndim strukturor,” tha mjeku, përcjell albinfo.ch. “Me shumë kujdes ai do jetë pjesë e skuadrës kundër Serbisë.”
Gjatë stërvitjeve të fundit në stadion, krahas Shaqirit, Akanji, Schaer dhe Seferovic, mungonte vetëm Behrami.