Ka përfunduar pa fitues ndeshja dramatike ndërmjet Rayo Vallecanos dhe Real Madridit.
Vallecano dhe Reali barazuan me rezultatin 3:3 të shtunën në mbrëmje në kuadër të javës së 17-të në La Liga.
Golat për Vallecanon i realizuan Unai Lopez, Abdul Mumin dhe Isi Palazon.
Ndërsa për Realin golat i shënuan Federico Valverde, Jude Bellingham dhe Rodrygo.
Te Vallecano nga minuta e 66-të u paraqit mbrojtësi i Shqipërisë, Ivan Balliu.
Reali ka 37 pikë në vendin e dytë. Barcelona mbetet lidere me 38 pikë.
Vallecano ka 13 pikë dhe është në mesin e tabelës.