Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Valë vd’ekjeprurëse e të nxehtit në Meksikë, 155 vi’ktima në tre muaj

Valë vd’ekjeprurëse e të nxehtit në Meksikë, 155 vi’ktima në tre muaj

Vala e të nxehtit që ka përfshirë pjesën më të madhe të Meksikës ka shkaktuar qindra viktima dhe mijëra më probleme shëndetësore për shkak të temperaturave të larta. Sipas autoriteteve lokale shëndetësore, numri i vdekjeve për më shumë se tre muaj është rritur në 155, me 30 raste të reja midis 13 dhe 18 qershorit.

Gjithsej 2,567 persona kanë raportuar probleme shëndetësore për shkak të temperaturave ekstreme që janë regjistruar që nga 17 marsi, sipas raportit javor të Ministrisë së Shëndetësisë meksikane për sezonin e nxehtë.

Nxehtësia shkaktoi kryesisht në shtetin lindor të Veracruz përgjatë Gjirit të Meksikës 56 viktima, në Tabasco në gadishullin Jukatan 18 dhe në tre shtetet veriore të Tamaulipas 17, Nuevo León 12 dhe San Luis Potosi 11.

Vala vdekjeprurëse e të nxehtit që prek Shtetet e Bashkuara, Meksikën dhe Amerikën Qendrore është bërë 35 herë më e mundshme nga ndryshimet klimatike, kanë vlerësuar ekspertët nga rrjeti i referencës World Weather Attribution (WWA). /abcnews

Exit mobile version