Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, është infektuar me COVID-19.
Lajmi për Krasniqin është dhënë sot nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik pas analizave të bëra në laboratorët e këtij Instituti.
E në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë infektuar me COVID-10 një numër i madh i stafit shëndetësor.
Në Klinikën e Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv janë të sëmurë aktivë me COVID-19 anesteziologë dhe 12 infermierë.
Këto shifra janë konfirmuar nga drejtori i Klinikës Dr. Nehat Baftiu.
“Mbrëmë janë konfirmuar edhe dy infermierë. Në total janë 12 infermierë të sëmurë dhe 10 anesteziologë”, ka deklaruar Baftiu.
Klinika e KAM-it është e dyta për nga numri më i madh i punëtorëve në QKUK, por megjithatë ka mungesë të anesteziologëve. Aktualisht janë 57 specialistë të anestezionit, pasi pesë anesteziologë e kanë lënë punën në QKUK gjatë muajve të fundit.
E deri më tash në nivel vendi janë mbi 700 mjekë që janë prekur nga koronavirusi. Ndërkohë mbi dhjetëra të tjerë tashmë kanë ndërruar jetë.