Franca është në fillimin e një vale të pestë të COVID-19, deklaroi të mërkurën ministri i Shëndetësisë Olivier Veran.
“Disa vende janë tashmë zyrtarisht duke përjetuar një valë të pestë. Ajo që ne po përjetojmë në Francë duket qartë si fillimi i një vale të re pandemie,” – tha Veran duke shtuar se virusi po përhapej me ritme të përshpejtuara.
Ministria e Shëndetësisë raportoi për 11.883 raste të reja të mërkurën. Bëhet fjalë për ditën e dytë me radhë me një shifër infektimesh mbi 10 mijë.
Rastet e reja kanë parë rritje dyshifrore të përqindjes javë pas jave që nga mesi i tetorit. /euronews