Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca, tha se vaksina vendase turke kundër koronavirusit, Turkovac, ka aplikuar për përdorim emergjent, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur gjatë një takimi të komisionit parlamentar për Planifikim dhe Buxhet, ministri Koca tha se vaksina i është dorëzuar Agjencisë Turke të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore (TITCK).
“Ne shpresojmë se vaksina do të jetë në përdorim të gjerë deri në fund të vitit”, tha ai, duke shtuar: “Shpresoj që vaksina jonë të jetë në dobi të shtetit tonë dhe gjithë botës”.
Vaksina inaktive, e zhvilluar në bashkëpunim mes Ministrisë së Shëndetësisë së Turqisë, Instituteve Shëndetësore të Turqisë, Universitetit Erciyes, përfundoi provat e fazës së parë dhe të dytë në Turqi, ndërsa pranë përfundimit janë edhe studimet e fazës së tretë.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, gjithashtu u zotua se do të bëjë vaksinën të disponueshme në mbarë botën.
Turqia ka administruar rreth 120 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 duke përdorur vaksinat e zhvilluara nga Pfizer/BioNTech dhe Sinovac. /aa