Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Vaksina më e re quhet Valneva: Si është krijuar dhe pse Britania...

Vaksina më e re quhet Valneva: Si është krijuar dhe pse Britania prishi marrëveshjen për porositë

Një tjetër vaksinë anti Covid që quhet Valneva. Është krijuar në Skoci nga firma franceze Valneva. Por që së fundmi nuk ka marrë miratimin për t’u përdorur në Britani, dhe këtë e konfirmoi ditën e marte ministri i Shëndetësisë Sajid Javid. Qeveria britanike kishte parashikuar porosi me shumë doza, por hoqi dorë nga marrëveshja. Arsyet thuhet të jenë më shumë komerciale sesa për efektivitetin ndaj Covid.

“Ka arsye komerciale pse ne kemi anuluar kontratën, por ajo që mund t’ë them është se ishte gjithashtu e qartë për ne se vaksina në fjalë që kompania po zhvillonte nuk do të merrte miratim nga MHRA këtu në Britani. Kjo është diçka për të cilën do të punojmë së bashku për të parë se çfarë mund të bëjmë më shumë” tha ministri.

Financial Times raportoi se në një provë të kohëve të fundit në Britani, u zbulua se vaksina Valneva ishte më pak efektive sesa disa vaksina të tjera. Megjithatë, kjo vaksinë ende nuk i ka përfunduar të gjitha testet dhe provat klinike. Megjithatë prishja e marrëveshjes me Britaninë lidhet edhe me arsyet e Brexit dhe problemet që mund të lindin me zinxhirin e furnizimit.

Në Shtator 2020 Valneva njoftoi se qeveria britanike kishte porositur 60 milionë doza të vaksinës së saj dhe kishte investuar në fabrikën e saj prodhuese-Livingston.

Si është krijuar?

Vaksina Valneva përdor virusin e inaktivizuar të Covid-19 në një mënyrë të ngjashme me vaksinat e gripit, dhe nga disa ekspertë shihet se ka potencialin për të qenë vaksina më efektive kundrejt rivalëve, pasi në të është përdorur një teknologji e re. Por duket se institucionet britanike ende nuk janë të sigurt. Aksionet në Valneva ranë me 35% të hënën pasi u njoftua se qeveria britanike kishte prishur marrëveshjen me vlerë deri në 1.4 miliardë euro. /tiranapost

Exit mobile version