Një kompani bioteknike me bazë në Massachusetts të SHBA-ve ka testuar një vaksinë të mundshme kundër koronavirusit të ri (COVID-19), e cila po tregon shenja të hershme të suksesit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kompania amerikane Moderna njoftoi datën e parashikuar të nisjes së provave të fazës së tretë, respektivisht fazës së fundit të testimit.
Testi përfshiu 45 vullnetarë të moshës 18-55 vjeç, të cilën pranuan një nga tre nivelet e dozës së vaksinës, e cila u dha në dy injeksione në muaj.
Studiuesit matën antitrupat që pranojnë virusin tek të gjithë pjesëmarrësit dhe zbuluan nivele të ngjashme ose më të larta se ato që gjenden në gjakun e njerëzve që kanë fituar betejën kundër virusit COVID-19.
Nuk është e qartë për sa kohë reagimi imunitar do të mbrojë kundër koronavirusit, por vullnetarët do të monitorohen për një vit për të zbuluar atë. Disa pjesëmarrës pësuan efekte anësore të buta, të tilla si lodhje, të dridhura, dhimbje koke dhe pafuqi.
Vaksina e kompanisë Moderna, e cila është duke u bashkë-zhvilluar me Institutin Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive në SHBA (NIAD), filloi testimin tek njerëzit në muajin mars.
Siç u njoftua më herët në muajin maj, testet e fazës së tretë do të fillojnë më 27 korrik dhe do të përfshijnë 30 mijë persona. Gjysma e pjesëmarrësve do të jenë një grup kontrolli, të cilët do të marrin ilaçin “placebos”. Ky studim i madh klinik pritet të përfundojë deri në fund të tetorit.
Mbi 100 vaksina në të gjithë botën janë duke u studiuar për përdorim kundër COVID-19 dhe të paktën tetë nga këto tashmë kanë përparuar në studime njerëzore.