Vaksina ka ardhur në xhaminë tonë, thonë nga xhamia në Nashville

Qendra Salahadin në Nashville, Tenesi, u shndërrua në një klinikë vaksinash të enjten e kaluar

Grumbuj njerëzish që mbanin maska u futen në xhami. Ata priteshin nga vullnetarët e Qendrës Salahadin, si dhe nga personeli i Departamentit të Shëndetësisë të cilët ua kontrollonin temperaturën dhe i drejtonin drejt teknikëve mjekësorë për vaksinim.
Kjo klinikë mobile në xhami u bë si pjesë e përpjekjeve për të lehtësuar qasjen në vaksina për të gjithë popullsinë përfshirë refugjatët, emigrantët, afro-amerikanët dhe të moshuarit, thonë nga Departamenti i Shëndetësisë në vend.
Në vend që ti presin njerëzit të vijnë, mjekët po ua dërgojnë vaksinat në vendet ku ata jetojnë, punojnë dhe luten. Në këtë projekt janë përfshirë xhamitë, kishat dhe institucionet tjera të besueshme, e me të kanë qëllim thyerjen e barrierave dhe përfshirjen e sa më shumë njerëzve në vaksinim. /Mesazhi.com