Një vaksinë e kancerit që shëron 97 për qind të tumoreve do të testohet në njerëz me limfomë. Eksperimenti do të bëhet këtë vit.
Pacientët që marrin vaksinë, e cila përmban dy barna të provuara për sigurinë e tyre, nuk do të kërkojnë kimioterapi e cila ka efektet anësore, por pritet të përballen me ethe dhe temperaturë gjatë trajtimit.
Nëse aprovohet, hulumtuesit nuk presin që trajtimi të jetë i disponueshëm për një apo dy vjet të tjera.
Në vend që të krijojë imunitet të qëndrueshëm, vaksina punon duke aktivizuar sistemin imunitar për të sulmuar tumoret.
Kjo pritet të jetë efektive në limfomën, e cila ndikon në disa qeliza të bardha të gjakut dhe në përgjithësi i përgjigjet trajtimit, për shkak se shpesh zbulohet nga sistemi imunitar, ndryshe nga format e tjera të sëmundjes, siç është kanceri i zorrëve.
Rreth 14.5 milion njerëz në botë vuajnë nga kanceri, dhe kjo shifër pritet të rritet në 19 milionë deri në vitin 2024. /MESAZHI/