Gjashtë vajza afgane, të cilave fillimisht nuk u ishte dhënë viza për hyrje në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në një garë të robotëve, kanë fituar medalje në këtë ngjarje ndërkombëtare.
Ekipi i Afganistanit e ka marrë medaljen e argjentë për “të arritur të guximshme” në këtë ngjarje, që ka përfunduar mbrëmë.
Autoritetet amerikane fillimisht kishin refuzuar që nxënësve nga disa shtete me popullatë shumicë myslimane, pjesëmarrës në këtë garë ndërkombëtare, tu lejohej hyrja në Sahtetet e Bashkiara, për shkak të implementimit të politikave të vizave të administratës së presidentit, Donald Trump.
Megjithatë, me kërkesën e zotit Trump, zyrtarët amerikanë i lejuan gjashtë vajzat afgane nga pjesa perëndimore e Afganistanit, që të hyjnë në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në garën First Global Challenge.
Ky ekip afgan e paraqiti një robot që kishte aftësi për ta njohur ngjyrën e kaltër dhe të portokalltë dhe për t’i klasifikuar topat në lokacionet përkatëse.
Medalja e artë në garën kryesore i takoi ekipit nga Evropa, Polonia e fitoi medaljen e argjentë, ndërsa Armenia ishte e treta dhe e fitoi medaljen e bronztë.