Vajza nga Drenasi për “The New York Times”: Vesel Veseli më dhunonte tre-katër herë në javë

Lajmin e vajzës nga Drenasi ‘The New Jork Times’ e quan tronditës.

Prestigjiozja amerikane, ‘The New Jork Times’ ka bërë një intervistë me vajzën nga Drenasi, e cila dyshohet se u keqpërdor seksualisht nga mësuesi i saj dhe polici hetues.

Lajmin e vajzës nga Drenasi ‘New Jork Times’ e quan tronditës: Një vajzë adoleshente thuhet se ishte përdhunuar dhe abuzuar për dy vjet, së pari nga një mësues dhe më pas nga një oficer i policisë, i cili e detyroi atë të kryente abort pasi mbeti shtatzënë, transmeton lajmi.net.

“Në një rajon të Ballkanit ku dhuna me bazë gjinore ka qenë një problem i shfrenuar, rrëfimi tragjik i vajzës goditi qytetarët. Qindra njerëz, kryesisht gra, dolën në rrugë në mbështetje të vajzës, duke thirrur slogane kundër policisë dhe gjyqësorit, duke i akuzuar ata për dështim në mbrojtjen e të drejtat të grave”, thuhet në artikull.

“Turp” dhe “Dhunuesit në burg”, thërrisnin protestuesit jashtë Shtabit të Policisë së Kosovës në kryeqytet, Prishtinë, vazhdon teksti. “Ata mbanin në duar shkrime të tilla si: “Ne kemi gjykata, prokurori, polici, por nuk kemi siguri” dhe “Kush është viktima tjetër””, thuhet më pas aty.

Më pas thuhet se rasti ka tronditur udhëheqjen politike, të cilët janë detyruar të diskutojnë publikisht në Kuvend.

Në intervistë për ‘The New York Times’, adoleshentja tregoi përvojën e saj. Por, nga frika e hakmarrjes, ajo sërish ka folur vetëm në kushte anonimiteti.

Ajo ishte në shkollë të mesme dhe merrej me hendboll, kur ajo thotë se mësuesi e joshi dhe i kërkoi marrëdhënie seksuale në këmbim të premtimit për martesë. Kur ajo zbuloi se mësuesi ishte i martuar dhe kishte fëmijë shkoi në stacion policor dhe e raportoi rastin si abuzim seksual.

“Ajo ishte 16 vjeç dhe e pavetëdijshme, nuk e kishte ditur se tronditja për të vetëm sa kishte filluar. Në stacion, ajo iu përgjigj pyetjeve për gati shtatë orë në praninë e një policeje. Pastaj një polic mashkull e dërgoi në shtëpi. Atje, ai i kërkoi numrin e saj të telefonit dhe i tha se nuk do ta linte të dalë nga vetura derisa t’ia jepte numrin e saj të telefonit”, shkruan NYT.

“Ai shkoi nëpër fotot e mia dhe tha:” Unë mund të shoh tani se pse mësuesi ishte pas jush”, tha ajo.

Polici e kishte kërcënuar se nëse nuk do të dilte me të, do t’i tregonte prindërve për lidhjen që kishte pasur vajza me mësuesin.

“Më duhej ta bëja, kisha shumë frikë, thotë ajo, teksa shpjegon se në vitin 2017-të ai e dhunoi për herë të parë. Ajo thotë se e kishte quar në një motel duke e dhunuar tre katër herë në javë përgjatë vitit 2018-të”, shton vajza.

“Ai e krijoi këtë marrëdhënie në mënyrën se si e donte, pasi pas herës së parë, ai më kishte thënë se do të më vriste nëse refuzoja të dilja kur më thirr”, tha ajo.

“Kur mbeta shtatzënë, më çoi në Prishtinë në janar dhe më detyroi të kryeja abort. Gjinekologu kreu procedurën kundër vullnetit tim.”

Familja e vajzës nuk munden që të sigurojnë një avokat shkaku i kushteve të këqija, teksa vajza thotë se dyshon për rastin, shkaku që këta persona kanë pozita të larta që mund të ketë ndikim në hetim.