Ballina Lajmet Shqipëri Vajza 3 vjeçare vdes pasi aksidentalisht piu ujë nga shishja me helm

Vajza 3 vjeçare vdes pasi aksidentalisht piu ujë nga shishja me helm

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje në Lushnje, ku një vajzë e mitur e moshës 3 vjecare ka gjetur vdekjen në spital, pasi kishte pirë ujë në shishe me insekticide. Mësohet se kur ka ndodhur ngjarja ajo ka qenë në banesën e gjyshërve.

Ata nuk e kishin kuptuar se e mitura pa dashje ka bërë veprimin që rezultoi fatal për jetën e saj, meson Panorama.

Mbesën e dërguan menjëherë në spital, por gjithë përpjekja ishte e kotë pasi e mitura me inicialet H.K ndërroi jetë në duart e bluzave të bardha.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Tre Urat e sipas policisë, është aksidentale.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lushnjë, për vlerësim.

Exit mobile version