Vajza 3 vjeçare, e vetmja e shpëtuar nga rrëzimi i avionit

Një vajzë 3-vjeçare ishte e vetmja e mbijetuar e nga rrëzimi i një aeroplani në Rusinë lindore, ku mbetën të vdekur gjashtë persona.

Aeroplani L-410 u rrëzua ndërsa po përpiqej të mbërrinte në një aeroport të vogël pranë fshatit Nelkan. Avioni, i cili i përkiste kompanisë ajrore Khabarovsk Airlines, ishte në një fluturim të rregullt në Nelkan nga Khabarovsk, një qendër rajonale pranë kufirit me Kinën.

Komiteti Hetimor tha se dy anëtarë të ekuipazhit dhe katër pasagjerë vdiqën. Vajza i mbijetoi rrëzimit dhe ka pasur me lëndime jo tejet serioze, por disa thyerje kockash.

Stacionet televizive ruse shfaqën imazhet e avionit të rrëZuar në një pyll. Hetuesit po hulumtojnë nëse moti i lig, apo keqfunksionimet teknike mund të jenë arsye të mundshme të aksidentit. /MESAZHI/