Ballina Femrat&Bukuria Vaji natyral nga Jojoba, zgjidhja për shumicën e problemeve të lëkurës dhe...

Vaji natyral nga Jojoba, zgjidhja për shumicën e problemeve të lëkurës dhe flokëve

Vetia me e mire e vajit te jojobas eshte se permban pothuajse te gjitha vitaminat dhe mineralet qe duhen per te pasur lekure dhe floke te shendetshem. Natyrisht nuk ka asnje impakt te demshem dhe mund te perdoret edhe nga personat me lekure te ndjeshme, pa u shqetesuar per reaksione alergjike.

Vaji i jojobas, ne fakt, eshte me shume nje dyll i lengshem. Eshte nje dyll bimor i shkrire i cili merret nga frytet e bimes se jojobas, e cila eshte nje bime si shkurre me gjelberim te perhershem dhe rritet ne zonat e nxehta. Eshte nje perberje pa ngjyre, pa arome dhe ka nje numer te madh perfitimesh per lekuren dhe trupin. Ka nje jetegjatesi shume te gjate dhe mund ta ruani per disa vjet ne raftin tuaj. Vaji i jojobas eshte i vetmi vaj i cili ngjason teper me sebumin qe lekura e njerezve prodhon, ndaj dhe perfitimet e tij per lekuren dhe floket jane te shumta. Eshte zgjedhje e perkryer per ata qe duan te perdorin produkte natyrale per floket dhe per lekuren.

Perdorimet e vajit te jojobas.

Vaji i jojobas ka perdorime te pafundme per lekuren dhe floket. Mund te aplikohet vetem ose mund te perziehet me vajra te tjere per rezultate me te efektshme. Ky vaj eshte i dobishem per shkak te vetive hidratuese dhe lehtesuese qe ka. Per me teper eshte anti-inflamator dhe jo-toksik, gje qe e ben te sigurt per tu perdorur nga cdo njeri ne floke, fytyre e ne te gjithe trupin.

Perfitimet e vajit te jojobas per flokun:

Floket zakonisht jane me te keqtrajtuarit, dhe ne kushte normale por edhe kur ekspozohen ne nxehtesi. Gjithashtu lyerja e flokut e ve ate ne kontakt me kimikate te ashper, qe e demtojne flokun me kalimin e kohes. Per me teper edhe shampot, balsamet, apo produktet e tjera per stilimin e flokeve, permbajne teper kimikate qe e dobesojne flokun tuaj. Madje dhe larja e thjeshte dhe tharja shkaktojne thyerje te flokut dhe perkeqesim te situates.

Per te rregulluar demet e shkaktuara nga procese te tilla, mund te aplikoni nje produkt natyral qe e freskon dhe e ushqen thellesisht flokun. Vaji i jojobas eshte nder vajrat me te mire per tu marre me thatesine, demtimet, zbokthin, renien e flokeve e shume probleme te tjera. Vaji i jojobas ka efektet e meposhtme per flokun:

– Sherben si nje balsam zbutes dhe freskues

– Kuron te gjitha problemet e skalpit

– I dhuron shkelqim flokut

– Shmang renien e flokut

Perfitimet e vajit te jojobas per lekuren:

Vaji i jojobas ka nje sere perfitimesh edhe per lekuren. Eshte nje perberes organik i perdorur ne shume produkte kozmetike, si kremra apo locione. Eshte me shume elemente minerale organike qe ju japin nje lekure natyralisht te paster dhe me nje shkelqim unik. Ai ndihmon per te luftuar rrudhat e fytyres, gervishtjet e lekures dhe ceshtjet e yndyres se tepert. Vaji i jojobas qeteson lekuren e irrituar dhe nxit prodhimin e kolagjenit. Kjo e ndihmon lekuren te parandaloje shenjat e plakjes dhe te mbrohet nga dielli. Vaji i jojobas per lekuren sherben si:

– Hidratues i lekures.

– Pastrues per fytyren.

– Trajtues per aknet

– Trajtues i rrudhave

– Vaj trupi

– Zbutes i lekures ( edhe i lekures se kembeve dhe duarve)

Exit mobile version