Ballina Kuzhinë Vaji i ullirit mund të skadojë nëse nuk e ruajmë siç duhet,...

Vaji i ullirit mund të skadojë nëse nuk e ruajmë siç duhet, ja mënyra e duhur për ta mbajtur

Është vërtetuar nga studime të ndryshme shkencore se vaji i ullirit ka përparësi ndaj llojeve të tjera të vajit. Vaji i përftuar nga ullinjtë përmban yndyra të pangopura dhe një lugë gjelle na ofron rreth 120 kalori, 15 gramë yndyrë dhe niveli i kolesterolit është thuajse 0 !

Mendoni për vajin e ullirit si të ishte lëng i freskët i shtrydhur! Pas njëfarë kohe, ai dotë humbasë shijen e do të skadojë ! Nëse mbahet në shishe plastike jetëgjatësia e vajit shkon deri në 20 muaj.

Duhet ta ruani në një vend të freskët, të errët, brenda bufesë. Drita dhe nxehtësia përshpejtojnë prishjen e vajit.

Mbylleni shishen në mënyrë që të parandaloni oksidimin e vajit nga oksigjeni i ajrit. Vaji i ullirit nuk mbahet në frigorifer dhe i ruajtur në kushtet e duhurua (në shishe qelqi) mund të rezistojë deri në dy vjet.

Exit mobile version