Vaji i ullirit, hidratues i shkëlqyer

Këtu i ka themelet edhe këshilla bazë e gjyshes: vaji i ullirit duhet përdorur kudo dhe për gjithçka. Në tryezë dhe në kozmetikë. Si i tillë, ai është një përbërës thelbësor duke filluar që në besimet tona. Në të vërtetë, për trupin luan një rol të rëndësishëm për kujdesin dhe bukurinë e lëkurës. Madje edhe atëherë vaji i ullirit është përdorur për të zbutur lëkurën dhe për shkëlqimin e flokëve.

Vaj ulliri, kundër plakjes

Një studim i fundit, referuar kryesisht rolit të vajit të ullirit në kozmetikë, ka nxjerrë në pah të mirat e pafundme të tij. Yndyra e tij është shumë rigjeneruese për lëkurën e trupit tonë. Vaji i ullirit është i pasur me vitaminë E, e cila lufton radikalet e lira në masë të madhe duke u bërë përgjegjëse për procesin e antiplakjes;

Po ashtu, vaji i ullirit është i pasur me vitaminë A, e cila depërton në shtresat e thella të lëkurës duke e rigjeneruar atë. Nga ana tjetër, disa prej yndyrave të vajit të ullirit ndikojnë në përmirësimin e çrregullimeve të lëkurës, duke përfshirë ekzemën, puçrrat e fytyrës, lëkurën e thatë, alergjitë etj.

Masazh dhe maska me vaj ulliri

Produktet kozmetike apo detergjentet me bazë vajin e ullirit janë hidratues, zbutës dhe anti-inflamatorë të shkëlqyer. Prandaj, ato janë të rekomanduara të përdoren, sidomos në rastet e lëkurës së thatë, dermatitit alergjik apo edhe në problemet e lëkurës delikate të foshnjave. Për trupin, përdoreni sa herë të mundeni: si maskë ​​dhe si krem, pas dushit, si krem fytyre apo maskë ​​hidratuese – shumë e efektshme kundër rrudhave.

Në qoftë se do ta përdorni për masazh, vaji i ullirit është çudibërës: ndriçon lëkurën dhe i jep asaj një qetësi totale. Flokët, po ashtu e kanë shumë të domosdoshëm, sepse vaji i ullirit u jep shkëlqim, forcon keratinën, i mbron nga smogu dhe parandalon rënien. Ndër të tjera, vaji i ullirit është përdorur gjerësisht edhe për produktet bazë të make-up-it.