Ballina Kuriozitete Vaji i portokallit, ja çfarë sëmundje lufton!

Vaji i portokallit, ja çfarë sëmundje lufton!

Vaji esencial i portokallit mund të përdoret me pika nga goja, duke e marrë tre ose katër herë në ditë nga një pikë për të larguar erërat e këqija nga goja, mund të largojë aromat e këqija të djersës duke u përdorur në vendet intime. Ky vaj, duke pasur Vitaminën C, jep ndjenjën e nxehtësisë. Portokalli është i pasur me Vitamina A, B, C, P, me kripëra kalciumi, fosfori etj.

Vaji esencial i portokallit ka një shumëllojshmëri të gjerë të përdorimit të brendshëm, industrial dhe mjekësor. Ai është përdorur për të shtuar aromë portokalli për pije, ëmbëlsira. Industrialisht, ai është përdorur në sapunë, kremra, krem trupi, maska anti rrudhë, në ambjente dhome për freskim dhe qetësim nga stresi, biskota, çokollata, etj.

Lëngu i portokallit, me ose pa sheqer, është freskues. Nga lëvozhga e portokallit del vaj eterik shumë i mirë, i cili gjen përdorime të shumta në prodhimin e pijeve, aromave, ilaçeve etj.

Lëngu i portokallit ka veti diuretike dhe antiseptike (që ndalon kalbëzimin ose pengon zhvillimin e mikroorganizmave), përdoret me sukses në luftimin e sëmundjeve të veshkave edhe në rastet kur janë formuar gurë në to, në sëmundjet e mëlçisë dhe në ato të zemrës dhe të enëve të gjakut. Lëngu i portokallit, duke i shtuar pak sheqer, pëlqehet edhe nga fëmijët e vegjël dhe këshillohet të përdoret duke filluar në muajin e tretë pas lindjes.

Portokallet përdoren me efekt të mirë në luftimin e anemisë, duke pasuruar gjakun me elemente të reja. Portokalli ka përmbajtje të lartë të Vitaminës C. Kjo vitaminë merr pjesë në shumë procese të shkëmbimit të lëndëve në organizëm. Lëvozhgat janë të pasura me elemente aktive dhe lëngu i fituar nga zierja e tyre përdoret edhe në rastet e çrregullimeve të stomakut dhe të zorrëve.

Po ashtu ndihmon në zvogëlimin e simptomave të depresionit, pagjumësisë si dhe ndikon në normalizimin e shtypjes së gjakut. Aroma e portokallit është mjaft e dobishme në shërimin e infeksioneve, dhimbjeve në muskuj, sëmundjeve në gojë dhe në mishin e dhëmbëve.

Burimi: shendeti.com.al

Exit mobile version