Ballina Jeta Shëndetësi Vaji i peshkut për shëndetin e fëmijëve

Vaji i peshkut për shëndetin e fëmijëve

Fëmijëria është një nga periudhat më kritike në jetën e njeriut.
Pikërisht në këtë kohë, ushqyerja luan një rol thelbësor për shëndetin e njeriut në të ardhmen.

Në moshë të re, truri është tërësisht në varësi të ushqimeve.
Një prej ushqyesve më të rëndësishëm janë acidet yndyrore omega-3.
Këto acide kanë një ndikim të jashtëzakonshëm jo vetëm në humorin dhe gjendjen shpirtërore të fëmijës por edhe performancës në shkollë.

Vaji i Peshkut dhe Acidet Yndyrore Omega-3?
Acidet yndyrore janë përbërës të imët molekularë që gjenden në të gjitha yndyrnat.
Megjithatë, lloji dhe struktura e tyre varion nga ushqimet.
Omega-3 është një lloj acidi yndyror që gjendet tek peshku dhe disa fara.
Po ashtu Omega 3 merret edhe nga vaji i peshkut që gjendet në farmaci.
Vlerat shëndetësore të këtij lloji të acidit yndyror janë të mëdha.

Ndër të tjera veçohet aftësia për të përmirësuar shëndetin mendor të fëmijës.
Trupi i njeriut nuk e prodhon dot këtë acid yndyror dhe e merr atë vetëm nëpërmjet ushqimit.
Acidet yndyrore kanë tre burime të ndryshme: bimore, ujore dhe shtazore.
Trupi arrin të përpunojë siç duhet vetëm acidin yndyror me bazë ujore, pra nga peshqit dhe më pak nga bimët.

Përse Është I Rëndësishëm Omega-3 Për Trurin?

Acidi yndyror Omega-3 është thelbësor për rritjen normale të trurit, veçanërisht në periudha kritike siç është fëmijëria.
Ky acid ndihmon në rritjen e neuroneve dhe formon lidhje të forta të tyre në tru.
Omega-3 mbështet edhe sistemin kardiovaskular, tretës dhe endokrinal, sipas studimeve të cilave.
Studimet shkencore konfirmojnë se suplementet e vajit të peshkut (një burim i shkëlqyer i Omega-3) përmirëson ndjeshëm aftësitë mendore të fëmijëve.

Në vetëm tre muaj nga marrja e suplementëve të vajit të peshkut, fëmijët janë në gjendje të mesojnë, lexojnë dhe shkruajnë më mirë.

Ky acid yndyror ndihmon edhe fëmijët që vuajnë nga mungesa e vëmendjes.

Sipas studimeve, acidi yndyror Omega-3 përmirëson aftësitë sociale dhe emocionale të fëmijëve.

Shkencëtarët thonë se është shumë e rëndësishme që një grua shtatzënë të marrë mjaftueshëm acide yndyrore që të ndihmojë arkitekturën e trurit të fetusit.

Shpesh keni dëgjuar që vaji i peshkut nuk rekomandohet të merret gjatë muajve të ngrohtë.

Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org, tregojnë se kjo është e pavërtetë, e mbetur nga koha kur vaji i peshkut nuk ruhej në freski.

Vaji i peshkut nëse nuk ruhet siç duhet oksidohet.

Ju këshillon të bëni kujdes të mos e konsumoni nëse vëreni se vaji i peshkut në suplementet që blini në farmaci ka shkrirë.
Por nëse ai ruhet në kushte të përshtatshme në frigorifer, Organizatat e Shëndetit e rekomandon atë të merret edhe gjatë muajve të ngrohtë, mbase në sasi pak më të reduktuara.
Madje gjatë verës është e rekomandueshme të konsumohet edhe më shumë peshk, pasi organizmi e pranon dhe e përvetëson më mirë.

Ushqimet Më Të Pasura Me Omega-3
Peshqit konsiderohen burimet më të pasura natyrale të acideve yndyrore, bashkë me disa lloje arrorësh dhe farash.

  • Burimet më të mira janë:
  • Peshku ton (i egër)
  • Skumbria
  • Salmoni
  • Sardelet
  • Trofta
  • Farat e linit

Ekspertët rekomandojnë që fëmijët të ushqehen rregullisht me ushqimet e lartpërmendura.
Sasia e saktë e vaji të peshkut për fëmijët mund të përcaktohet nga një mjek ose farmacisti.
Gjithësesi është e rëndësishme që fëmijët dhe të rriturit të shfrytëzojnë burimet natyrale të acideve yndyrore përpara se të marrin suplementë.

Exit mobile version