Ballina Femrat&Bukuria Vaji i kokosit për shëndet dhe bukuri

Vaji i kokosit për shëndet dhe bukuri

Vaji ose gjalpi i kokosit, siç quhet ndryshe është një produkt me shumë përdorime për bukurinë. Ai është një hidratues natyral perfekt, por jo vetëm.

Më poshtë po ju listojmë disa nga përdorimet kryesore të vajit të kokosit:

Pastrues grimi. Edhe maskara anti-ujë nuk do t’i rezistonte dot vajit të kokosit, pasi ai ka veti të larta për pastrimin e kozmetikës nga lëkura. Aplikojeni përmes pambukut kozmetik në vend të qumështit pastrues.

Pastrues i furçave të makiazhit. Për një pastrim sa më të mirë të furçave apo sfungjerëve të kozmetikës përdorni një përzierje ku të shtoni në sasi të barabarta sapun të lëngshëm dhe vaj kokosi.

Pastron gojën. Një gargare me një lugë me vaj kokosi do të largojë gjithë bakteret dhe mikrobet nga goja juaj, për shkak të vetive antibakteriale që ka vaji i kokosit.

Losion trupi. Vaji i kokosit është një zbutës i përkryer dhe mund ta përdorni si losion për trupin tuaj çdo ditë.

Vaj kutikulash. Edhe për zbutjen e kutikulave rreth thonjve të dorës apo të këmbës mund të përdorni vajin e kokosit.

Balsam për buzët. Vaji i kokosit shërben si një balsam buzësh ideal. Vendosni pak vaj kokosi në një enë të vogël dhe mund ta keni gjithë kohës me vete.

Frem kundër të çarave të lëkurës. Vaji i kokosit ka efekt shumë pozitiv kundër çarjeve të lëkurës. Femrat gjatë apo pas shtatzënisë mund ta përdornin në mënyrë të vazhdueshme por edhe femrat me raste të çarjeve në zonën e vitheve, gjoksit apo barkut.

Krem për sytë. Vaji i kokosit bën shumë mirë edhe për lëkurën e hollë rreth syve. Shmang qeskat e syve dhe parandalon rrudhat e mimikës.

Skrab trupi. Vaji i kokosit përdoret si një përbërës kryesor në përgatitjen e skrabeve natyral për trupin. Përziejeni vajin e kokosit me kripë ose sheqer të imët dhe përdoreni si skrab për trupin apo këmbët.

Vaj masazhi. Vaji i kokosit nëse përzihet me disa pika të një vaji tjetër esencial, si për shembull, vaji livande, shërben në mënyrë ideale si vaj masazhi.

Krem për depilim. Vaji i kokosit mund të përdoret edhe për tu depiluar me brisk pasi e zbut lëkurën tuaj njësoj si kremrat apo losionet për depilim.

Pastë zbardhuese. Nëse doni dhëmbë të bardhë përzieni në një kavanoz të vogël vajin e kokosit me sodë buke. Dhëmbët tuaj do të duken më të bardhë se kurrë.

Lehtëson kruarjet. Nëse keni një problem në lëkurë dhe keni kruarje të vazhdueshme, aplikoni vajin e kokosit për qetësimin e lëkurës.

Krem nate. Vaji i kokosit mund të shërbeje idealisht si një krem shumë i mirë nate. Vetitë e tij antioksiduese do t’i japin gjallëri lëkurës e do të luftojnë rrudhat.

Krem për flokët kaçurrela. Vendosni pak vaj kokosi në duar dhe lyeni fundet e flokëve tuaj për të fiksuar kaçurrelat dhe për t’u dhënë flokëve shkëlqim.

Balsam flokësh. Nëse doni hidratim shtesë për flokët, aplikoni vajin e kokosit në flokë të lagur dhe mos e shpërlani atë.

Maskë për flokët. Vendosni vaj të nxehtë kokosi në flokë para se të lani flokët dhe lëreni të veprojë për rreth një orë, e më pas lajini flokët normalisht me shampon dhe balsam. Do të shihni efekte të mahnitshme.

Trajtim anti-zbokth. Zbokthi zakonisht shkaktohet nga skalpi i thatë i kokës. Prandaj aplikoni vaj kokosi në rrënjët e flokëve dhe efekti zbutës i tij do të largojë zbokthin.

Exit mobile version