Ballina Jeta Shëndetësi Vaji i karafilit ka efekt në largimin e dhimbjes së dhëmbve (Udhëzimet)

Vaji i karafilit ka efekt në largimin e dhimbjes së dhëmbve (Udhëzimet)

Dhimbja e dhëmbit është një nga dhimbjet më të këqija dhe kur fillon ajo nuk ju bën të mendoni për ndonjë gjë tjetër përveç dhimbjes. Si një alternativë ndaj qetësuesve të dhëmbëve, vaji i karafilit jep një efekt të përkohshëm për largimin e  dhimbjes.

Udhëzimet:

Futeni një kunjë me pambuk në shishen me vaj karafili dhe nxirreni duke e pastruar pas grykës së shishes. Vaji i karafilit ka një aromë të fortë, kështu që mos u habisni.

Lyejeni dhëmbin që ju dhemb me kunjin me pambuk që e futët në vajin e karafilit. Vaji ngadalë do të depërtojë në nerv nëpërmjet kanaleve dhe thyerjeve të dhëmbit. Pothuajse menjëherë do të shihni se vaji i karafilave  e ka mpirë gojën tuaj. Një ndjenjë e thatë dhe e ngrohtë mund të ndodhë pas aplikimit, por nuk është e përhershme.

Nëse dhimbja fillon të kthehet përsëritni hapat 1 dhe 2. Por lini një takim me dentistin tuaj sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse vaji i karafilit është vetëm një masë e përkohshme për të lehtësuar dhimbjen e dhëmbëve, jo një “zgjidhje” e përhershme.

Exit mobile version