Ballina Sport Futboll Uzuni do të luajë në SHBA, 12 milionë euro për Granadën

Uzuni do të luajë në SHBA, 12 milionë euro për Granadën

Myrto Uzuni do ta vazhdojë karrierën te Austin në Amerikë. Kjo pasi klubi amerikan ka rënë dakord për të paguar 12 milionë euro, që përkon dhe me klauzolën e prishjes së kontratës te Granada.

“Givemesport” raporton se palët po punojnë për plotësimin e dokumentave dhe kanë mbëtur të kryhen vetëm testet mjekësore.

Këto ditë kanë qenë mjaft intensive për sulmuesin 29-vjeçar. Uzuni nuk po stërvitej me skuadrën, teksa ishte pikërisht Austin që i kishte mbushur mendjen për transferimin.

Granada nuk hoqi dorë nga shërbimet e sulmuesit shqiptar. Vetë drejtori i përgjithshëm i klubit spanjoll, Alfredo Garsia Amado, tregoi se më parë kishin refuzuar 9 milionë dollarë.

Për të përforcuar se nuk ta lejonin Uzunin, ai tha se ky operacion në merkato përfundon me sukses nëse paguhet klauzola e plotë e lirimit. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka gdhendur emrin e tij te Granada ku u afrua 3 vite më parë, pikërisht në janarin e vitit 2022.

Uzuni largohet si golashënuesi i huaj, që ka shënuar më tepër në historinë e Granadës.

Exit mobile version