Uthulla e mollës nuk duhet përdorur nëse jeni duke marrë këto ilaçe…

Uthulla e mollës është një nga përbërësit më të zakosnhëm që gjendet në kuzhinën e gjithësecilit.

Edhe pse e dobishme, uthulla e mollës mund të ndikojë negativisht nëse jeni duke marrë disa ilaçe mjekësore. Ajo ofron përfitime të shumta shëndetësore dhe sipas një studimi kinez, ajo ka aftësinë të ulë rrezikun e kancerit të ezofagut deri në 37 për qind.

Ajo përmban acid acetik që rregullon presionin e gjakut dhe ul nivelin e kolesterolit të keq. Është anti-glicemike në natyrë, që do të thotë se është e sigurtë për diabetikët. Megjithatë, nuk duhet ta konsumoni kurrësesi nëse jeni duke ndjekur një trajtim me një nga këto ilaçe.

1. DIGOXSIN
Digoxina ose Lanoxina përdoren për trajtimin e sëmundjeve të zemrës. Kur përdoret njëkohësisht me këtë medikament, uthulla mund të ulë nivelet e kaliumit dhe të shkaktojë efekte të tilla si probleme me shikimin, diarre, marramendje dhe ndryshime humori. Pra, ose ulni sasinë e ilaçeve, ose të uthullës. Ose përdorni vetëm njërën, për siguri.

2.DIURETIKËT
Nuk mund ta përdorni uthullën e mollës nëse jeni duke përdorur Diuril ose Thaltone, të cilat mund të trajtojnë fryrje e barkut. Duke reduktuar nivelet e kaliumit, uthulla e mollës shkakton dehidratim.

3. INSULINË
Insulina që marrin pacientët me diabet rregullon nivelin e sheqerit në gjak. Megjithëse uthulla mund të rregullojë nivelet e sheqerit në gjak, nuk duhet të merret asnjëherë me këtë ilaç.

Përdorimi afatgjatë i saj mund të zvogëlojë ndjeshëm nivelet e kaliumit në inde dhe të shkaktojë probleme të tilla si osteoporoza.

Kini parasysh: Diabetikët duhet të jenë tepër të kujdesshëm me uthullën, ose TË REDUKTOJNË ilaçet kur përdorin atë.

Ndërsa gratë në menopauze janë më të prirura për dendësi të ulët të kockave dhe duke qenë se uthulla e mollës ul nivelet e kaliumit, mund të shkaktojë osteoporozën./Mesazhi/