Ushtrisë së Kosovës iu shtua një kontingjent prej 42 automjetesh ushtarake

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka bërë të ditur se Ushtrisë së Kosovës nga dje i janë shtuar një kontingjent prej 42 automjetesh ushtarake amerikane.

Pas një takimi informues që pati me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënantë Rrahman Rama, Thaçi tha se edhe rekrutimi i ushtarëve të rinj do të nis së shpejti.

Tutje Thaçi deklaroi se liria, shteti i pavarur dhe ushtria na japin identitetin dhe krenarinë e lirisë dhe demokracisë.