Ushtria turke neutralizon 5 terroristë të PKK/YPG-së në veri të Sirisë

Ushtria turke ka neutralizuar pesë terroristë të PKK/YPG-së në tentativë për t’u infiltruar në zonën e operacionit “Burimi i Paqes” në veri të Sirisë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Komandot tona nuk lejojnë kalimin e organizatave terroriste. U neutralizuan pesë terroristë të PKK/YPG-së të cilët tentuan të infiltrohen në zonën e operacionit ‘Burimi i Paqes’ për të prishur mjedisin e paqes dhe sigurisë”, tha ministria në një deklaratë.

Autoritetet turke shpesh përdorin termin “neutralizim” në deklarata për të nënkuptuar që terroristët janë dorëzuar, vrarë ose kapur.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është dega siriane e PKK-së.