Ushtria turke neutralizon 5 terroristë të PKK-së në veri të Irakut

Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) kanë neutralizuar tre terroristë të PKK-së në rajonin Haftanin dhe dy në rajonin Avashin në veri të Irakut, njoftoi Ministria turke e Mbrojtjes, transmeton Anadolu Agency (AA).

Terroristët janë neutralizuar në kuadër të operacionit antiterrorist “Kthetra-Shqiponja” në veri të Irakut, tha ministria në një deklaratë.

Ndryshe, organizata terroriste PKK shpesh përdor Irakun e veriut për të organizuar sulme ndërkufitare kundër Turqisë.

Në fushatën e saj më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40.000 njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja.