“Ushtria turke na mbron nga PKK”

Popullata që jeton në Idlib të Sirisë, ku Forcat e Armatosura Turke (TSK) janë pozicionuar me qëllim të vëzhgimit të regjimit për armëpushimin, beson se me detyrën të cilën e ka marrë përsipër ushtria turke do të eliminohen kërcënimet e organizatës terroriste PKK/PYD.

Banorët e qarkut Daret Izze që gjendet në “zonën e jokonfliktuale”, kanë folur për Anadolu Agency (AA), rreth misionit vëzhgues të armëpushimit të TSK-së.

Ahmet Ebu Tayyip, banor i qarkut i cili gjendet në pjesën perëndimore rurale të Halepit, duke theksuar se pozicionimi i TSK-së në Idlib ka bërë që të ndjehen të lumtur, tha se “Shpresojmë që siguria do të ofrohet. Jeta do të normalizohet. Popullata në zonën e sigurt do të jenë në siguri.”

“Ushtria turke hyri në Idlib. Do të përfundojnë sulmet e rusëve, regjimit the separatistëve të PKK dhe PYD. Mos të kishte hyrë ushtrua sulmet do të vazhdonin”, tha 27 vjeçari Ebu Tayyip për AA.

Ai duke tërhequr vëmendjen për rëndësinë e pranisë së TSK-së në rajonet ku PKK/PYD dëshiron t’i okupojë, tha se “PKK dhe PYD janë organizata terroriste. Me hyrjen e ushtrisë turke shpresojmë që kërcënimet, sulmet dhe dëshirat e përhapjes së organizatës do të marrin fund.”

Ndërsa 8 vjeçarja Fatma Ali tha se, “Në sajë të ushtrisë turke do të shkojmë tek shkolla jonë me siguri. Ushtarët turk na mbrojnë nga PKK”.

“Ushtria turke na mbron nga PKK”

Një banor tjetër i rajonit, 53 vjeçari Muhammed Ali, duke theksuar se shpreson që prezenca e TSK-së do të mundësojë normalizimin e jetës në rajon, tha se “Me ushtrinë turke do të ofrohet siguri, qetësi dhe lëvizje në punë. Mos të kishin hyrë turqit do të kishte më shumë shkatërrime. PKK shënjestronte Daret Izze. Ushtria turke na mbron nga PKK”.

“Do të vijë stabilitet dhe siguria”

Ndërkohë, 24 vjeçari Musab Reshit është shprehur se “Shpresojmë që me prezencën e Turqisë të përmirësohet jeta në vend. Shpëtojmë nga PKK dhe sulmet. Mos të kishte hyrë Turqia rreziku nga sulmet e PKK-së do të shënonte rritje.”

Ndërsa 46 vjeçari Ali Hulu tha: “Ne si qytetarë u themi mirë se erdhët. Në saje të ushtrisë turke do të marrin fund sulmet e avionëve, do të vijë stabilitet dhe siguria. Do të ketë zhvillim, do të përmirësohen kushtet e jetesës civile. Shkollat, xhamitë dhe universitetet janë gjithmonë në shqetësim.”

Njësitë e TSK-së, të cilat janë pjesë e Forcave të Kontrollit për Reduktimin e Tensionit, të përbërë nga njësitë e forcave të armatosura të shteteve garantuese, ishin pozicionuar në rajon natën e të enjtes.

Në fazën e parë njësitë e TSK-së u pozicionuan në disa pika në afërsi të Afrin, që gjendet nën kontrollin i organizatës terroriste PKK/PYD, në afërsi me kufirin e Turqisë.

TSK e cila do të formojë pika vëzhgimi brenda Idlibit, synon krijimin e kushteve të volitshme për rritjen e efikasitetit të armëpushimit midis regjimit dhe opozitës, përfundimin e konfliktit, dërgimin e ndihmave humanitare dhe kthimin e të zhvendosurve në shtëpitë e tyre.

Dërgimi i forcave turke, i cili realizohet në korniza të marrëveshjeve të arritura në Astana të Kazakistanit me dy shtetet e tjera garantuese të armëpushimit në Siri, Rusinë dhe Iranin, do të vazhdojë në linjën kufitare Idlib-Afrin.