Ballina Lajmet Ushtria turke ka filluar aktivitetet vëzhguese në misionin e Idlibit

Ushtria turke ka filluar aktivitetet vëzhguese në misionin e Idlibit

Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë bëjnë të ditur se dje kanë filluar me aktivitetet vëzhguese, përfshirë edhe vendosjen e pikave të kontrollit në Idlib të Sirisë, ku pjesëtarët e ushtrisë turke do të vendosen për të monitoruar zbatimin e armëpushimit të arritur në bisedimet e paqes në Astana të Kazakistanit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në bazë të marrëveshjes së arritur në Astana, shtetet garantuese për ndërprerjen e luftimeve në Idlib, Turqia, Rusia dhe Irani do të angazhojnë forcat e tyre në uljen e tensioneve në këtë pjesë të Sirisë.

Forcat e armatosura të Turqisë sot njoftuan se nga dita e djeshme kanë filluar aktivitetet përgatitore vëzhguese për zbatimin e misionit.

Në deklaratë thuhet se forcat turke, në lidhje me Idlibin janë duke kryer të gjitha aktivitetet në përputhje me parimet e dakorduara nga shtetet garantuese në Astana.

Procesi i paqes në Astana filloi në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, kurse në ndërkohë është arritur marrëveshje për krijimin e të ashtuquajtuarave zona jo-konfliktuale në Siri, ku duhet të sigurohen kushtet për zbatimin e armëpushimit, furnizimin me ndihma humanitare, kthimin e refugjatëve dhe fillimin e zgjidhjes paqësore të problemeve.

Idlibi është një nga ato zona ku shtetet garantuese në terren do të monitorojnë zbatimin e marrëveshjes.

Exit mobile version