Ush’tria libaneze akuzon Iz’raelin për shkelje të marrëveshjes së ar’mëpushimit

Ushtria libaneze ka akuzuar Izraelin për shkelje të vazhdueshme të marrëveshjes së armëpushimit midis dy palëve, transmeton Anadolu.

Armëpushimi hyri në fuqi dje, duke i dhënë fund luftimeve 14-mujore midis ushtrisë izraelite dhe grupit libanez Hezbollah.

Ushtria libaneze tha se ushtria izraelite e shkeli marrëveshjen disa herë dje dhe sot, duke përfshirë shkeljet ajrore dhe granatimet me armë të ndryshme.

Në njoftim theksohet se ushtria po monitoron nga afër këto shkelje në koordinim me autoritetet përkatëse, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Dy persona u plagosën herët mëngjesin e sotëm në një sulm ajror izraelit ndaj një automjeti në Markaba në Libanin jugor.

Zjarri i tankeve izraelite u raportua gjithashtu në Ayta al-Shaab, Bint Jbeil, Khiam, Taybe, Wazzani dhe në periferi të Kfarchoubas.

Avionët zbulues izraelitë fluturuan gjithashtu mbi rretjet Tyre dhe Bint Jbeil të enjten në mëngjes.

Sipas kushteve të armëpushimit, Izraeli do të tërheq forcat e tij në jug të kufirit të ‘Linjës së Kaltër’ në një mënyrë në faza, ndërsa ushtria libaneze do të vendosë forcat e saj në Libanin jugor brenda një periudhe jo më shumë se 60 ditë.

Zbatimi i marrëveshjes do të mbikëqyret nga SHBA-ja dhe Franca, por detajet mbi mekanizmat e zbatimit mbeten të paqarta.

Sipas autoriteteve shëndetësore libaneze, të paktën 3.960 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 16.500 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite në Liban dhe mbi 1 milion janë zhvendosur që nga tetori i vitit të kaluar.