Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ushtria libaneze akuzoi Izraelin se po vonon tërheqjen e trupave

Ushtria libaneze akuzoi Izraelin se po vonon tërheqjen e trupave

Ushtria libaneze akuzoi Izraelin se po vonon tërheqjen e trupave nga Libani jugor, i cili pritej të përfundonte nesër si pjesë e armëpushimit me Hezbollahun.

“Vonesa ka ndodhur në disa faza si pasojë e vonesës së tërheqjes nga armiku izraelit, gjë që e ndërlikoi misionin e vendosjes së ushtrisë (libaneze) (në jug të vendit)”, thuhet në deklaratë.

Akuzat erdhën një ditë pasi zyrtarët izraelitë thanë se IDF nuk do të tërhiqej nga Libani deri nesër, në kundërshtim me një marrëveshje paqeje me Hezbollahun që kërkon që trupat izraelite të largohen nga Libani jugor 60 ditë pas një armëpushimi të arritur më 27 nëntor.

Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi të premten se Libani nuk i ka zbatuar plotësisht kushtet e armëpushimit, gjë që Bejruti e mohon, shkruan Reuters.

Sipas marrëveshjes së armëpushimit, ushtria izraelite duhet t’i dorëzojë pozicionet në Libanin jugor ushtrisë libaneze deri më 26 janar dhe Hezbollahu duhet të tërhiqet në veri të lumit Litani, rreth 30 kilometra nga kufiri me Izraelin. /abcnews

Exit mobile version