Ushtria izraelite vret të paktën 11 palestinezë në Gaza që nga agimi

Të paktën 11 palestinezë janë vrarë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga orët e para të mëngjesit, kanë bërë të ditur burime mjekësore për Al Jazeera.

Sulmet kanë ndodhur në disa zona, përfshirë al-Mawasi – të cilën ushtria izraelite e ka shpallur si “zonë të sigurt humanitare” – në jug të Gazës, si dhe në Jabalia, në veri të territorit.