Ushtria izraelite vret një palestinez në Bregun Perëndimor

Sipas Shërbimit Kombëtar të Urgjencës Mjekësore të Izraelit “Magen David Adom” [Ylli (Mburoja) i Kuq i Davidit], incidenti ndodhi në pikën e kontrollit Te’enim (Jubara), që ndodhet midis qytetit Tulkarim në Bregun Perëndimor dhe qytetit izraelit Taibe (Tayyibe).

Pala izraelite pretendon se një nga pjesëtarët e forcave të sigurisë është plagosur rëndë. Sipas informacioneve ai ka marrë ndihmën e parë në vend dhe më pas është shtruar në spital. Kurse autori i dyshuar i sulmit u qëllua për vdekje në vendin e ngjarjes.

Autoriteti Palestinez ende nuk ka komentuar mbi incidentin. Gjithashtu nuk ka të dhëna për identitetin e palestinezit të ndjerë.

Të shtunën në mbrëmje forcat izraelite të sigurisë vranë 25-vjeçarin palestinez Muhamed Selime me pretekstin se kishte tentuar të sulmonte me thikë policinë në Jerusalemin Lindor të pushtuar.

Forcat izraelite vazhdojnë të abuzojnë me palestinezët, duke i akuzuar ata për “tentativë sulmi me thikë” ose “tentativë për shtypje me makinë”.

Organizatat e të drejtave të njeriut e akuzojnë Izraelin për vrasje arbitrare të palestinezëve. /trt