Dy palestinezë janë vrarë, ndërsa disa persona të tjerë janë lënduar në aksionin e sotëm në mëngjes të cilin forcat izraelite të sigurisë e kryen në kampin e refugjatëve në Jenin, raporton Anadolu Agency (AA).
Ushtria izraelite sot në mëngjes kreu bastisje në kampin e refugjatëve në veri të Bregut Perëndimor, ndërsa me këtë rast përdori sasi të madhe të gazit lotsjellës dhe armë zjarri.
Ministria palestineze e Shëndetësisë identifikoi dy palestinezët e vrarë si Saad Salah, 20 vjeç dhe Awos Salam, 17 vjeç, nga kampi i refugjatëve në Jenin në Bregun Perëndimor Verior.