Ushtria izraelite sulmon me artileri territoret e Libanit

Avichay Adraee

Ushtria izraelite ka nisur sulmet ajrore në disa vende në jug të Libanit.

Zëdhënësi i ushtrisë Avichay Adraee tha në Twitter se avionët luftarakë izraelitë goditën zonat e Libanit nga ku u hodhën raketat në Izrael dje dhe tunelet e përdorura për qëllime terroriste.

Adraee paralajmëroi se bombardimet izraelite mund të vazhdojnë dhe se doza e tyre mund të rritet përballë sulmeve terroriste që synojnë Izraelin.

Mediat libaneze vendore raportuan se avionët luftarakë izraelitë kryen dy sulme ajrore në rajonin jugor të Ed-Dimashkiyye.

Ushtria izraelite tha se tre raketa janë lëshuar nga Libani në veri të vendit dje, dy prej të cilave kanë rënë në zona të hapura në Izrael dhe tjetra në territorin libanez. Si përgjigje, ushtria izraelite goditi me artileri në anën libaneze. /trt