Granatimet e artilerisë izraelite dhe sulmet ajrore rifilluan në Khan Younis në jug dhe Nuseirat në Rripin qendror, pavarësisht se armëpushimi i Gazës filloi sipas afatit kohor të ndërmjetësuesve.
“Ushtria izraelite vazhdon të përgatitet për mbrojtje dhe sulm dhe nuk do të lejojë që siguria e banorëve të shtetit të Izraelit të cenohet”, thuhet në një deklaratë.
Armëpushimi i planifikuar – i rënë dakord pas një viti ndërmjetësimi intensiv nga Katari dhe Egjipti – është hapi i parë në një proces të gjatë dhe të brishtë që synon mbylljen e luftës 15-mujore.
Kryeministri Netanyahu tha se ai udhëzoi ushtrinë se armëpushimi “nuk do të fillojë derisa Izraeli të ketë në posedim listën e pengjeve për t’u liruar, të cilën Hamasi u zotua ta sigurojë”. Ai kishte lëshuar një paralajmërim të ngjashëm një natë më parë.