Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ushtria izraelite sulmon dy autoambulanca në Gaza

Ushtria izraelite sulmon dy autoambulanca në Gaza

Sipas ministrisë së Shëndetësisë në Gaza të paktën 509 palestinezë janë vrarë dhe 1.316 janë plagosur që nga e premtja.

Ushtria izraelite hapi zjarr ndaj dy autoambulancave në Rripin e Gazës të dielën vonë, duke plagosur tre persona.

Incidenti ndodhi në zonën Faluja në veri të Gazës, tha në një komunikatë Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze.

Dy punonjës shëndetësor nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze dhe një person i tretë janë plagosur.

Ushtria izraelite gjithashtu bombardoi një shtëpi në Rripin e Gazës të dielën që i përkiste një familjeje jordaneze, sipas një deklarate nga Ministria e Jashtme jordaneze.

Një shtetas jordanez u vra ndërsa një tjetër u plagos rëndë në sulm, tha ministria.

Personi i plagosur është transferuar në Spitalin Baptist Al-Ahli në Gaza, shtoi ajo.

Autoritetet jordaneze njoftuan më parë evakuimin e 507 nga 741 shtetasit e tyre nga Rripi i Gazës.

Ushtria izraelite rifilloi bombardimet në Rripin e Gazës herët të premten pasi shpalli fundin e pauzës humanitare njëjavore.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë në Gaza të paktën 509 palestinezë janë vrarë dhe 1.316 janë plagosur që nga e premtja.

Numri i të vdekurve nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës është rritur në 15.523 që nga fillimi i konfliktit më 7 tetor, njoftoi të dielën Ministria e Shëndetësisë në enklavën e rrethuar palestineze. /trt

Exit mobile version