Ushtria izraelite ka njoftuar se ka ngritur nivelin e gatishmërisë pas një vlerësimi të situatës dhe do të shtojë praninë e forcave luftarake gjatë festës së Pashkës hebraike, e cila fillon të shtunën dhe përfundon më 20 prill.
Vendimi për rritjen e alarmit u mor nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Eyal Zamir, njoftuan burime zyrtare ushtarake.
Zamir theksoi rëndësinë e ruajtjes së “gatishmërisë dhe vigjilencës” gjatë kësaj periudhe festive, e cila përkon gjithashtu me dy javë pushime shkollore në Izrael.
Masat shtesë të sigurisë vijnë në një kohë tensionesh të larta në rajon dhe rritjeje të frikës për ndonjë sulm të mundshëm gjatë ditëve të festës.





