Ushtria izraelite: Rreth 10 predha u lëshuan nga Gaza drejt Izraelit

Ushtria izraelite njoftoi se rreth “10 predha janë identifikuar duke kaluar nga Rripi i Gazës në territorin izraelit” dhe se “shumica e tyre janë neutralizuar me sukses”.

Sipas autoriteteve izraelite, incidenti është ende në fazë hetimi dhe detajet po shqyrtohen.

Ndërkohë, gazeta izraelite Haaretz raportoi se fragmente nga predhat ranë në zonat Ashkelon dhe Gan Yavne, duke shkaktuar dëme në disa automjete dhe duke lënduar lehtë tre persona.

Ky zhvillim ndodh në një klimë të tensionuar sigurie, mes përshkallëzimit të luftimeve në Gaza dhe frikës për zgjerim të mëtejshëm të konfliktit. /mesazhi