Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ush’tria iz’raelite pretendon se vr’au një komandant të lartë të He’zbollahut në...

Ush’tria iz’raelite pretendon se vr’au një komandant të lartë të He’zbollahut në sulmin ajror në Bejrut

Ibrahim Aqil

Ushtria izraelite pretendoi se ka vrarë Ibrahim Aqil-in, të cilin e përshkroi si kreun e operacioneve të Hezbollahut dhe komandantin de facto të Forcave Radwan, në një sulm me dron në periferitë jugore të Bejrutit, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë, ushtria izraelite tha se “avionët kryen një sulm të shënjestruar, të bazuar në inteligjencën në zonën e Bejrutit dhe eliminuan Ibrahim Aqil-in, kreun e Njësisë së Operacioneve të Hezbollahut dhe komandantin e Forcave elitare të Hezbollahut, Radwan”.

“Gjatë sulmit, operativët e lartë në shtabin e operacioneve të Hezbollahut dhe komandantët nga Njësia Radwan u eliminuan së bashku me Aqil-in,” shtohet në deklaratë.

Ushtria izraelite gjithashtu pretendon se “Ibrahim Aqil dhe komandantët e Radwan-it që u eliminuan sot po planifikonin sulmin e Hezbollahut ‘Pushto Galilenë’, me të cilin Hezbollahu synonte të depërtonte në komunitetet izraelite dhe të vriste civilë të pafajshëm”.

Më herët gjatë ditës, Ministria libaneze e Shëndetësisë raportoi në një deklaratë se 12 persona u vranë dhe 66 të tjerë u plagosën, përfshirë nëntë në gjendje kritike, në sulmin izraelit në periferinë jugore të Bejrutit.

Agjencia Kombëtare Libaneze e Lajmeve tha se sulmi goditi një apartament në një nga ndërtesat e banimit të zonës Jamous.

Exit mobile version