Ushtria Izraelite pretendon se ka rrethuar Tal as-Sultanin

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka rrethuar lagjen Tal as-Sultan në Rafah, pasi më herët u kishte kërkuar civilëve palestinezë të largoheshin nga zona.

Në një deklaratë, ushtria tha se po shkatërron infrastrukturën ushtarake të Hamasit, po ndjek luftëtarët dhe po zgjeron “zonën e sigurisë” në Gazën jugore. Megjithatë, ajo deklaroi se do të lejojë ende civilët të evakuohen përmes “rrugëve të organizuara”.

Më herët, zëdhënësi arabofolës i Izraelit u bëri thirrje civilëve në Tal as-Sultan që të shkojnë në këmbë drejt al-Mawasit, në jug të Gazës. /mesazhi