Ushtria izraelite nisi një operacion ushtarak në Luginën e Jordanit në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.
Në deklaratën e ushtrisë izraelite nuk specifikohen qytetet dhe qytezat ku po zhvillohet operacioni, apo afati kohor.
Njoftimi erdhi menjëherë pasi dy palestinezë u vranë në një sulm ajror në qytetin Tubas, në pjesën veriore të Bregut Perëndimor.
Ushtria tha se në zonë u sekuestruan armë dhe disa palestinezë u arrestuan.
Një tjetër palestinez u vra nga të shtënat izraelite në fshatin Talouza, në verilindje të Nablusit.
Ky operacion vjen një ditë pasi tre kolonë të paligjshëm izraelitë u vranë në një sulm me të shtëna në Bregun Perëndimor.
Tensioni është përshkallëzuar në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar për shkak të luftës gjenocidale të Izraelit në Rripin e Gazës, ku ka vrarë pothuajse 45.900 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, që nga 7 tetori 2023.
Të paktën 843 palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 6.700 janë plagosur nga ushtria izraelite në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.
Në korrik 2024, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e shpalli të paligjshëm pushtimin prej dekadash të tokës palestineze nga Izraeli dhe kërkoi evakuimin e të gjitha vendbanimeve ekzistuese në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor.