Konfirmohet se 142 persona kanë humbur jetën dhe 150 të tjerë janë plagosur në sulmet që ushtria izraelite ka kryer në 48 orët e fundit në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, informohet lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon prej 311 ditësh ndaj Rripit të Gazës.
Në sulmet që ushtria izraelite ka kryer në 48 orët e fundit në Rripin e Gazës janë kryer 3 masakra, ndërsa në këto sulme janë vrarë 142 palestinezë dhe 150 të tjerë janë plagosur.
Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në 39.897, ndërsa i të plagosurve në 92.152.
Gjithashtu transmetohet se në këtë shifër nuk përfshihen të vdekurit dhe të plagosurit e paidentifikuar nga viktimat e masakrës së kryer nga avionët luftarakë izraelitë në shkollën Al-Taba’een në qytetin e Gazës më 10 gusht.
Në njoftim thuhet se nën rrënoja dhe përreth rrugëve ende ka kufoma të të vrarëve, ndërsa ekipet shëndetësore dhe të Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të mbërrijnë tek trupat për shkak të pengesave nga forcat izraelite.