Ushtria izraelite lëshon kërcënime për zhvendosje të detyruar

Avichay Adraee

Në një deklaratë në platformën X, zëdhënësi izraelit në gjuhën arabe, Avichay Adraee, ka urdhëruar banorët e disa zonave në Gaza që të “evakuohen menjëherë”, duke paralajmëruar se lagjet e tyre do të kthehen në “zona të rrezikshme luftarake”.

Zonat e prekura nga ky urdhër përfshijnë:

  • Beit Hanoun
  • Khirbet Khuza’a
  • Abasan al-Kabira
  • Abasan al-Jadida

Adraee u tha civilëve që jetojnë në këto zona të drejtohen drejt strehimoreve në perëndim të Gazës ose në Khan Younis. /mesazhi