Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ush’tria iz’raelite kryen su’lme të ashpra ajrore në qytetin Nabatieh në Libanin...

Ush’tria iz’raelite kryen su’lme të ashpra ajrore në qytetin Nabatieh në Libanin jugor

Ushtria izraelite, e cila ka vënë në shënjestër kryeqytetin libanez Bejrut, pas një pushimi 6-ditor ka kryer sulme të ashpra ajrore edhe në qytetin jugor Nabatieh, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë zyrtare libaneze të lajmeve NNA, avionët luftarakë izraelitë bombarduan të paktën shtatë pika në lagje të ndryshme në qytetin Nabatieh.

Gazeta ‘Al-Akhbar’ raportoi se avionët luftarakë izraelitë shënjestruan bashkinë e qytetit Nabatieh, e cila është ende duke vepruar në qytet, ku si pasojë kreu i bashkisë humbi jetën në sulm.

Në mediat sociale u shpërndanë imazhet e shumë shpërthimeve të fuqishme, ku shihet tymi që ngrihet për shkak të bombardimeve intensive të kryera nga avionët luftarak izraelitë në zonat me vendbanime të dendura civile në qytetin e Nabatieh.

Sot në mëngjes, Izraeli kreu sulme ajrore në jug të Bejrutit për herë të parë që nga 10 tetori.

Exit mobile version