Ushtria izraelite ka ndërmarrë sulme të reja ajrore gjatë natës në të gjithë Rripin e Gazës, sipas raportimeve të fundit.
Një korrespondent i Al Jazeera Arabic nga enklava palestineze raportoi se të paktën dy persona janë plagosur pas një sulmi ajror izraelit në qendër të Khan Younis-it, në jug të Gazës.
Avionët luftarakë izraelitë kanë ndërmarrë gjithashtu një fushatë të re bombardimesh në zonat perëndimore të Rafah-ut, gjithashtu në jug të Gazës.
Deri tani nuk janë raportuar viktima nga këto sulme. /mesazhi