Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ushtria izraelite kryen sulme ajrore në jug të Gazës

Ushtria izraelite kryen sulme ajrore në jug të Gazës

Ushtria izraelite ka ndërmarrë sulme të reja ajrore gjatë natës në të gjithë Rripin e Gazës, sipas raportimeve të fundit.

Një korrespondent i Al Jazeera Arabic nga enklava palestineze raportoi se të paktën dy persona janë plagosur pas një sulmi ajror izraelit në qendër të Khan Younis-it, në jug të Gazës.

Avionët luftarakë izraelitë kanë ndërmarrë gjithashtu një fushatë të re bombardimesh në zonat perëndimore të Rafah-ut, gjithashtu në jug të Gazës.

Deri tani nuk janë raportuar viktima nga këto sulme. /mesazhi

Exit mobile version